“Erdhën dhe na kërcënuan me armë”- Sali Berisha: Nuk ndihem i rrezikuar

Dec 13, 2021 | 15:48
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot se të rinjtë, mbështetës të tij janë kërcënuar në ambientet e selisë blu nga persona të armatosur.

 

Berisha tha se as ai as demokratët nuk ndihen të rrezikuar.

“Të rrezikuar janë ata që lozin me bandat kriminale se të fusësh në seli të partisë njerëz që të kërcënojnë të rinjtë përbën një krim të shëmtuar”, theksoi Berisha.

Deklarata e Sali Berishës:

“Unë luftoj gjithë kohën me bandat e qeverisë por bandat e qeverisë kanë hyrë dhe në selinë e PD është e paimagjinueshme.

Nuk ka konflikt cështja, prania e bandave të armatosura në seli është cështje e vecantë.

Të rinjtë njoftojnë se erdhën tani na kërcënuan me armë. Unë i besoj plotësisht
këta thonë se jane ne një hapësirë tjetër

Unë s’jam i rrezikuar, demokratët nuk ndihen të rrezikuar të rrezikuar janë ata që lozin me bandat kriminale se të fusësh në seli të partisë njerëz që të kërcënojnë të rinjtë përbën një krim të shëmtuar”.

Më herët kryetari në detyrë i FRPD, Belind Këlliçi ka telefonuar live para kamerave Policinë dhe ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur të dhënat personale në zyrën e tij. Edhe Këlliçi foli për prani të njerëzve të armatosur në selinë e PD.

“Dua të bëj një kallëzim pres policinë shkencore se më është bastisur zyra, mos vonohen se më është vjedhur zyra në ambientet e PD dua të bëhet ekspertiza
më kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale e ka shumë tension ka njerëz të armatosur’, tha për Policinë Këlliçi i cili ka denoncuar bastisjen e zyrës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura