Ekzekutimi në Lushnjë, gjendet e djegur një makinë. Dyshohet se u përdor nga autorët

Oct 1, 2019 | 10:21
SHPËRNDAJE

Dy ore pas ngjarjes se rende ne Lushnje, ku 35-vjecari Besnik Hida u ekzekutua me arme ne lokal, gjendet e djegur nje makine, qe dyshohet se i perket autoreve te krimit. 

auto_policia_lushnje1479827619

Sipas te dhenave te para mesohet se makina eshte gjetur ne lagjen “Sarave” ne afersi te autostrades.

Policia, fill pas ngjarjes, informoi se “Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet”. Fakt qe e kane thene edhe deshmire qe kane qene prane vendit ku ndodhi ngjarja.

Pritet te behen ekzaminimert e nevojshme ne mjetin qe u gjet i djegur, per te zbuluar me shume rreth autoreve.

Ngjarja e rende ndodhi sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, ku dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura