Video/ Eksploziv makinës së DJ, flasin familjarët: Arbri nuk ka konflikte, ai…

Jan 23, 2018 | 15:25
SHPËRNDAJE

Pronari i mjetit qe iu vendos eksploziv ne Lushnje eshte nje DJ i njohur ne qytet.

lushnje-shperthen-makina-1
“BalkanWeb” ka mësuar se ‘shënjestër’ e sulmit me eksploziv ka qenë mjeti tip ‘Golf’ me targa AA 430, në pronësi të 20-vjeçarit Arbër Shurdhit, ku ky i fundit punonte si DJ nëpër dasma.

Familjarët e të riut, pohuan për ‘News24’ se Shurdhi nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa mjetin e kishte blerë para pak muajsh me kursimet e tij.

“Arbrit nuk ka konflikte me asnjë person. Jemi familje shumë e qetë. Ai punon për të mbajtur familjen. Është DJ në dasma. Dhe makinën mezi e bleu para ca muajsh”, u shpreh daja i tij.

BW

http://www.balkanweb.com/site/eksploziv-makines-se-dj-ne-lushnje-familjaret-skemi-konflikte-me-njeri-fotovideo/

Eksploziv makinës “Volkswagen”, kush është pronari 20-vjeçar

Shperthim eksplozivi nje automjeti ne Lushnje. Sipas policise mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” te qytetit dhe makina ishte ne pronesi te shtetasit Arbër Shurdhi, 20 vjeç.

Policia Lushnje
Policia Lushnje

 

Informacion paraprak

Në datën 22.01.2018, ora 23:45, në lagjen “18 Tetori” Lushnje, është dëmtuar lehtë mbi kofon me lëndë plasëse e dyshuar eksploziv, mjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit A.Sh, 20 vjeç, i cili e kishte parkuar mjetin para banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura