Detajet e para/ Eksploziv dyqanit të mishit, pakoja u la te dera, por…

Nov 11, 2017 | 11:15
SHPËRNDAJE

Nje pako me lende plasese iu vendos nje dyqani mishi ne Kruje. Sipas te dhenave te para mesohet se pakoja kishte lende plasese, eksploziv, dhe ishte lene te dera e dyqanit, por per fat nuk ka shperthyer.

policia-kruje

 

Informacioni paraprak 

Më datë 11.11.2017, në orën 06:05, në sallën Operative Krujë është njoftuar se në Qerek, Krujë në dyqanin e mishit të shtetasit P.N. 44 vjeç është vendosur një pako e dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar një sasi të vogël lënde plasëse e dyshuar eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Vijojnë veprimet hetimore nga ana e uniformave blu në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura