Ekskluzive- Aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin, Konsulli i Nderit të Bullgarisë në Shqipëri pranon akuzat. Ja deklarata që bëri në gjykatë: E godita se isha i lodhur dhe…

Jan 30, 2023 | 14:37
SHPËRNDAJE

Gazetari i Panorama TV Aldo Kozarja ka konfirmuar nga burimet e tij se Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, Aristidh Dimo e ka pranuar se ka përplasur për vdekje studentin 20-vjeçar Fiori Sula pak ditë më parë në Unazën e qytetit të Elbasanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë.

Burimet konfirmuan për gazetarin e Panorama TV se Konsulli i Nderit ka treguar se shkak i aksidentit është bërë fakti që ai ka qenë i lodhur dhe se njërin fener e kishte të thyer, çka ka bërë që të mos shohë mirë rrugën natën.

“Unë isha i lodhur nga rruga se vija nga Bullgaria. Nuk shoh mirë natën e njërin fener e kisha të thyer dhe kjo është arsyeja që e godita”, ka thënë këtë të hënë në sallën e gjyqit Dimo, ku togat e zeza e lanë në “arrest me burg”.

Një burim nga grupi hetimor ka treguar për gazetarin e Panorama TV se “është një punë voluminoze hetimore që ka hedhur dritë mbi atë që e akuzon Aristidh Dimon lidhur me autorësinë e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje studenti Fiori Sula në përpjekje për të kaluar rrugën”.

Puna e bërë nga grupi hetimor pretendohet se është e pakundërshtueshme.

Kjo dhe nga përgjimet telefonike që ka kryer grupi hetimor nga momenti pas aksidentit tragjik deri në momentin kur Konsulli ka hyrë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura