E spiunuan për atë që mbante në shtëpi, 26-vjeçari në Tiranë rrezikon 7 vite burg, policia i gjeti të fshehur…

Feb 29, 2020 | 9:45
SHPËRNDAJE

grabitje-policia

Një djalë i ri ka rënë në pranga nga policia e Tiranës dhe blutë thonë se ai rrezikon shtatë vite burg pasi në shtëpi mbante arme zjarri pa leje. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri mbante armë zjarri në banesë, organizuan punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura