E rëndë/ Gjashtë të vdekur në një spital, raportohen të shtëna me armë. Reagon kryeministri

Dec 10, 2019 | 9:54
SHPËRNDAJE

5def53eb20302767b11faa59

Gjashtë persona janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një spital në Ostrava, në Çeki.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë në disa zona të tjera pervec vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Të shtënat ndodhën mëngjesin e të martës, herët, në Spitalin Universitar Ostrava në pjesën verilindore të vendit.

Policia çeke fillimisht tha se katër persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Dy të plagosurit nuk ia dolën dot dhe ndërruan jetë, konfirmoi Kryeministri Andrej Babis.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur në repartin e traumës së spitalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura