E pëson keq i riu, në makinë pa patentë. Policia i bën kontroll dhe zbulon se ai …

Nov 17, 2019 | 9:31
SHPËRNDAJE

E peson keq nje i ri qe po drejtonte mjetin pa qene i pajisur me leje drejtimi. Kontrolli i policise, jo vetem i ka zbuluar shkeljen, pasi ishte ne timon pa patente, por i gjejne me vete edhe doza me kokaine.

Policia-e-Fierit

Ne pranga u vu i riu V.D., 24 vjeç, banues në Lushnje. “Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë”- njofton policia.

NJOFTIMI

Drejton automjetin i pa pajisur me leje drejtimi, si edhe gjatë kontrollit i gjendet lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë nga policia rrugore.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•V.D., 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura