E përplasi makina teksa ecte me biçikletë, i mituri përfundon mbi mjetin e parkuar. Detajet e aksidentit të rëndë

Nov 15, 2019 | 12:57
SHPËRNDAJE
ilustruese
ilustruese

Një 11 vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit të ndodhur sot në fshatin Suk 1, në Fier. Policia njofton se rreth orës 11:45 djali me inicialet E.V., i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga një mjet tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M.

Pas goditjes i mituri është përplasur me një makinë tip “Audi”, që ka qenë e parkuar në krah të rrugës.

Mësohet se i mituri është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë së Fierit

Sot rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura