Aksident fatal/ E përplas makina, humb jetën gruaja

Sep 18, 2018 | 9:48
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Elbasan-Cërrik. Viktima është me iniciale E.M. rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Banjë, bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale, në informacionin paraprak lidhur me ngjarjen.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Aksidenti

Sipas një rindërtimi parap0rak të ngjarjes nga policia, ora shënonte rreth 08:40, kur në aksin rrugorë Elbasan- Cërrik, në fshati Malasej të Cërrikut, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA 562 EC, I.M. 57 vjeç banues në Peqin, ka aksidentuar këmbësore E.M..

E lënduara është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura