Dy pacientë humbin betejën me COVID-19, ja sa qytetarë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit

Sep 21, 2020 | 16:18
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit dy  pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë shëruar 55 qytetarë.

“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria e Shendetesise.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 150 persona. Kështu numri i personave te infektuar me COVID-19 qe nga fillimi i pandemise llogaritet 12535.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura