Dy pacientë humbin betejën me COVID-19, ja sa qytetarë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit

Sep 27, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë shëruar 137 qytetarë.

Kështu numri i personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë llogaritet 377, ndërsa ai i të shëruarve në 7534.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 106 persona. Këeshtu nurmi i personave të shëruar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 13259.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura