“U hodh nga varka, por nuk doli nga uji”- Policia jep detajet për ngjarjen në Shkodër. Zbardhet identiteti i të riut që dyshohet se është mbytur dhe tre të tjerëve

Aug 15, 2020 | 18:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një 24 vjeçar dyshohet se është mbytur në Liqenin e Shkodrës, në vendin e quajtur ‘Balshaj’.

mbytje shkoder

Kanë qenë dy çifte në liqen që teksa kanë hyrë për të bërë not, tre persona kanë dalë nga liqeni, ndërsa një prej tyre ka humbur gjurmët. Dyshohet se i riu 24-vjeçar, Bekim Demaj, banues në fshatin Ktosh është mbytur, pasi është hedhur nga varka në liqen, por nuk ka dalë nga uji.

Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen

Policia ka konfirmuar burimeve të “Panorama” se Bekim Demaj, ishte i shoqëruar me Durim Demaj dhe dy shtetase angleze, përkatësisht Ema Hyseni dhe Rahma Khan.

Menjëherë pas marrjes së informacionit pohon policia kanë mbërritur në vendngjarje dy roje kufitare, të cilat kanë gjetur në breg të liqenit tre shtetasit e e mësipërm, përveç Bekim Demajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura