Durrës/Sekuestrohen euro dhe flori në minibusin e linjës Shqipëri-Francë (Detajet e policisë)

Sep 7, 2020 | 13:13
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri janë sekuestruar në Portin e Durrësit në një minibus të linjës Shqipëri-Francë.

Policia e Durrësit thotë se në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A.M. 48 vjeç nga Shkodra.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, minibuzi i linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri, me drejtues shtetasin A.M.

 Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e  shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë po vijon puna  për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Ndërsa materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura