VIDEO/ Drogë e fishekë luftarakë, policia aksion në Shkodër. Trafikantët “arratisen”, përfituan nga…

Oct 17, 2019 | 13:10
SHPËRNDAJE

Policia ka sekuestuar ne nje operacion te koduar “Pult’, 51 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Por, dy personat, te dyshuar si trafikantet, pasi kane pikasur policine, duke perfituar edhe nga terreni i vështirë malor mundën të largohen.

aksion

NJOFTIMI 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pult”, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.

Si rezultat i operacionit dhe veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, në momentin që kanë kuptuar që po ndiqen nga Policia, këta dy shtetas kanë arritur të largohen, por po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura