Droga po shkëmbehej në det të hapur, ndërhyn Policia dhe Guardia di Financa në Vlorë. Tre në pranga, sekuestrohen 600 kg lëndë narkotike

Aug 8, 2022 | 12:31
SHPËRNDAJE

Sekuestrohen 600 kg lëndë nartkotike në një operacion nga policia e Vlorës dhe Gurdia di Finanza.

Korespondenti i Panorama bën me dije se gjatë operacionit që është në vijim, deri tani janë arrestuar tre persona.

Burimet i thanë gazetarit të Panorama se aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të dielës.

Droga është sekuestruar në afërsi të Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Gjiri i Arushës”.

Në momentin kur ka ndërhyrë policia, trafikantët po shkëmbenin drogën në det të hapur.

Një skaf dhe një velierë janë sekuestruar nga policia e cila deri tani nuk ka reagim zyrtar për operacionin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura