Droga në Vilun/ Gjykata lë në burg gjashtë nga tetë të arrestuarit

Nov 14, 2017 | 21:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjashtë nga tetë personat e arrestuar, si të përfshirë në trafikun e 1.5 tonë kanabis drejt Italisë.

Lënda narkotike u sekuestrua ditën e shtunë në fshatin Vilun të Velipojës, ku mes personave të arrestuar ishte dhe punonjësi i policisë, Enriko Zyle.

Policia arrestoi sot personin e tetë të përfshirë në këtë rast trafiku, ndërsa gjykata ka lënë në burg shtetasit Enriko Zyla, Sokol Ujka, Arben Bozhanaj, Dervish Gjoleka, Fatjon Merko dhe Genti Dano.

Të arrestuarit janë: Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum, Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë, Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat, J.B., 20 vjeç, banues në Orikum, F.M., 32 vjeç, banues në Përmet, si dhe shtetasi Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë, i cili u arrestua ditën e sotme.

Emri/ Kapja e 1.5 tonë droge në Vilun, arrestohet i riu që po kërkohej

Në vijim të operacionit “VILUNI BEACH, policia ka arrestuar nje tjeter person, i cili ishte shpallur me kerkim.

furgoni drog vilun

Policia ben me dije se ka arresuar shtetasin Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë.

“Ndalimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa”- njofton policia.

Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura