Drejtori i Urgjencës Kombëtare i prekur me koronavirus, reagon ministrja e Shëndetësisë: Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë dhe…

Mar 24, 2020 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shendetesise ka konfirmuar kete mesdite se Drejtori i Urgjences Kombetare, Skender Brataj eshte prekur nga koronavirusi.skender brataj, infektivi1

Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Manastirliu shkruan se “Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19”.

“Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”- shkruan ajo.manastirliu+ brataj

Postimi i Manastirliut

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!
#BashkëDeriNëFund

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura