PRAPASKENAT/ Donald Trump shkarkon Sekretarin e Shtetit Tillerson, i kërkoi të premten…

Mar 13, 2018 | 18:15
SHPËRNDAJE

Presidenti Trump njoftoi sot se Rex Tillerson nuk do të jetë më Sekretar i Shtetit. Ne vend te tij do te jete Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, i cili eshte caktuar te zëvendësojë Tillerson në këtë detyre.

tillerson

Lajmin e ka dhene vete Trump mes nje postimi ne Twitter. “Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretari i ri i shtetit, ai do të bëjë një punë fantastike! Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë mënyrë. Urime për të gjithë!”- ka shkruar Trump.

Sipas Washington Post “Trump i kërkoi Tillersonit të premten e kaluar të largohet, dhe diplomati ‘i sulmuar’ e ndërpreu udhëtimin e tij në Afrikë të hënën për tu kthyer në Washington”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura