Dokumenti/ Zbardhet lëvizja e Presidentit Meta pasi KPA shkarkoi Besnik Muçin, ja ç’do ndodhë tani

Nov 22, 2019 | 15:43
SHPËRNDAJE

Meta-Besnik-Muci

Presidenti Ilir Meta njofton se ka shpallur procedurën e aplikimit për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas shkarkimit nga KPA të gjyqtarit Besnik Muçi, që Meta e kishte dekretuar pa kaluar vetingun.

meta muci

Në këtë shkresë siguruar nga Panorama, Meta ka dekretuar vakancën dhe bën njoftimin publik për këtë procedurë.

Vetë Besnik Muçi e kundërshtoi vendimin e KPA-së dhe deklaroi se do të vijonte në detyrën e anëtarit të Gjykatës, pasi sipas tij, procesi i rivlerësimit, i nisur për shkak të statusit si prokuror, do të duhej të ishte ndërprerë, duke qenë se nga momenti i kryerjes së betimit si anëtar i GJykatës Kushtetuese, statusi si prokuror kishte përfunduar.

Por gjatë takimit që ai pati sot paradite me presidentin Meta, Kreu i Shtetit, sipas njoftimit zyrtar nga zyra e tij e shtypit “i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”.

2957645e-6ab0-4db6-9c82-38165f9eabe5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura