“Do të flas në një moment tjetër, mediat trilluan shumë histori”, intervista nga spitali, ja çfarë thotë prokurori i plagosur në atentat

Nov 6, 2019 | 10:06
SHPËRNDAJE

arjan-ndoj

“Kjo ka ndodhur për shkak të Arjanit Prokuror”.

Këtë shpjegim ka si arsye për atentatin e datës 1 nëntor prokurori Arjan Ndoji, i cili teksa ndodhet ende në spitalin e Durrësit, i plagosur në ngjarjen e rëndë, ka folur në një intervistë për News 24 dhe është shprehur si më poshtë:

“Ja kam lënë në dorë drejtësisë të zbardhë ngjarjen. Do të flas në një moment tjetër. Nuk i trembem dhe nuk i kam borxh askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori ndaj meje. Kam investuar 20 vite në punën time. Më njihin të gjithë qytetarët e Durrësit në këto 20 vite”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura