Dhunuan dhe bënë për spital një 56-vjeçar, arrestohen 4 persona (Detajet e policisë)

Oct 29, 2020 | 9:02
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona pasi akuzohen se kanë plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

policia vlore

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura