Dhunoi me mjete të forta ish-këshilltarin e Bodes, arrestohet. Ja kush është

Aug 21, 2017 | 21:21
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës zbardh ngjarjen ku u godit me mjete të forta gazetari Elvi Fundo, ish-këshilltari i Ridvan Bodes.

auto_elvi-31489339722

Më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Gj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 08.03.2017, ku është goditur me sende të forta shtetasi E. F”, thuhet ne njoftimin e Policise.

CityNews ka publikuar edhe disa foto të agresorit, i cili, sipas gazetarit Elvi Fundo, nuk është autori i drejtpërdrejtë, por është thjesht një mercenar.

ilir-gjuzi2 ilir-gjuzi-1

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

Cunat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura