Shkon në dy numri i viktimave brenda 24 orëve në Elbasan, ndërron jetë 69-vjeçarja

Nov 24, 2020 | 12:29
SHPËRNDAJE

Një 69-vjeçare nga Elbasani që ndodhej në Spitalin Covid 2 ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në dy numrin e viktimave në këtë qark në 24 orët e fundit.

Spitali-Shefqet-Ndroqi-574x400

Më herët burime për “Panorama” konfirmuan që një 47-vjeçar humbi jetën nga koronavirusi në Elbasan.

Personi që humbi jetën kishte mbi 10 ditë që ishte shtruar në spitalin Covid2.

Deri tani në Elbasan nga fillimi i pandemisë janë infektuar 804persona, ku janë shënuar 65 viktima.

Ndërsa në total në gjithë Shqipërinë si pasojë e Covid janë infektuar 33.556, ndërsa kanë humbur jetën 716 persona.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura