Pamje të rënda/ Del video, momenti kur nxirren nga makina të plagosurit, thirrjet e qytetarëve: Është dhe një tjetër, sillni…

Nov 1, 2019 | 18:06
SHPËRNDAJE

Prokurori Arjan Ndoj mbeti i plagosur në atentatin ndaj tij, pasditen e sotme në Durrës. Ai u qëlluan në makinë, ndërsa nuk dihet ende asgjë rreth autorëve të ngjarjes.

Sipas informacioneve zyrtare, prokurori Ndoj shoqërohej nga dy persona të tjerë në makinë, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penalë, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, dhe Andi Maloku, shoferi i automjetit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

09ee1356-8c28-410d-9f1b-21c86795be85

Ndërkohë në videon e siguruar nga “JOQ Albania”, shihen edhe pamjet e rënda kur nxirën nga makina të plagosurit, nga persona të rastësishëm. Ndërkohë, në video dëgjohet edhe thirrja e njërit prej personave, i cili thotë: është dhe një tjetër, sillni makinën.

 

atentati ne durres on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura