Del nga spitali i shëruari i parë nga koronavirusi, ja fotoja kur e shoqëron mjekja e Infektivit

Mar 21, 2020 | 19:34
SHPËRNDAJE

90382067_10157550823101523_9076588724900331520_n

UPDATE- Lajme shpresëdhënëse vijnë nga Spitali Infektiv i Tiranës. Sot ka dal zyrtarisht nga spitali pacienti i parë i shëruar nga koronavirusi.

Siç shihet nga fotoja e publikuar nga kryeministri Rama, pacienti i parë i shëruar ka dal nga spitali “karantinë’ me këmbët e tij.

Pas trajtimit, pacienti rezultoi negativ ndaj dy testeve të kryera për koronavirusin.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook se pacienti i parë që lë karantinën e Infektivit ka dal nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi dhe për të mos dal për 14 ditët e ardhshme.

Ai do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve të infektivit.

“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të infektivit”, shkruan Rama.

Deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 76 raste të personave të prekur nga koronavirusi, nga të cilët dy kanë ndërruar jetë, një në Durrës dhe një tjetër në Lushnje.

Harta e Shqiperise rastet e perkura me COVID-19 data 21 mars

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura