Del në gjyq ish-sekretarja e Gjykatës Administrative, u arrestua për veprat e rënda. Sot u përball me…

Dec 14, 2019 | 10:01
SHPËRNDAJE

gjykata vlore

Edlira Shehu, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës ku iu komunikua masa e arrestit, dy ditë pasi ra në prangat e policise pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

edlira shehu

Seanca gjyqesore ka nisur rreth ore 9 te mengjesit dhe ka zgjatur per 40 minuta, raportoi korespondenti i Panorama.

Per Edlira Shehun nga gjykata është caktuar masa e “arrest me burg”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura