Dëbimi i diplomatëve rusë nga disa shtete evropiane, mes tyre Shqipëria, Moska zotohet për hakmarrje

Mar 27, 2018 | 9:20
SHPËRNDAJE

Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër dhe është zotuar të hakmerret me një “përgjigje të ngjashme” në ditët e ardhshme, për të gjitha vendet evropiane që kanë dëbuar ambasadorët rusë nga vendet e tyre.

sputk

Pak pasi kryeministrja britanike Theresa May dëboi 23 diplomatë rusë, qeveria ruse njoftoi përgjigjen e saj, duke dëbuar 23 diplomatë britanikë nga Shën Petersburg.

Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik”, teksa ka renditur të gjithë listën me vendet që kanë marrë këtë hap, pasqyron edhe reagimin e ministrisë të Jashthme ruse.

“Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Gjermania, Franca, Danimarka, Ukraina, Republika Çeke, Hollanda, Franca, Italia, Kanadaja, Rumania, Finlanda, Kroacia dhe SHBA kanë vendosur të dëbojnë diplomatë rusë në mes të skandalit të rastit Skripal, sipas raporteve të fundit”, shkruan “Sputnik”, por mes këtyre vendeve ende bie në sy mungesa e Shqipërisë, lajm i cili nuk ka shumë kohë që u publikua nga ministria e Jashtme ruse.

“Ne shprehim një protestë decisive mbi vendimin e marrë nga një numër vendesh të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë, e do të ketë një përgjigje të ngjashme, do ta përpunojmë atë në ditët në vijim dhe do të japim përgjigjen tonë në lidhje me secilin vend … Ne e konsiderojmë këtë hap si jo miqësor dhe nuk i shërbejmë detyrave dhe interesave të gjetjes së shkaqeve dhe autorëve të incidentit që ndodhi më 4 mars në Salisbury”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Deri tani vendet e mëposhtme kanë njoftuar për dëbimin e diplomatëve rusë, shkruan “Sputnik”:

Poloni – 4
Lituania – 3
Letoni – 1
Hollanda – 2
Ukrainë – 13
Franca – 4
Danimarka – 2
Republika Çeke – 3
Estonia – 1
Gjermani – 4
Itali – 2
Rumani – 1
Finlandë – 1
Kroaci – 1
SHBA – 60
Kanada – 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura