VIDEO- Debaton me familjarët, djali i vë zjarrin shtëpisë. Plagoset një grua

Jan 13, 2021 | 17:23
SHPËRNDAJE

Një i ri i ka vënë zjarrin shtëpisë pas debatit që ka pasur me familjarët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. I riu ende i pa identifikuar, ka marrë një shishe benzinë dhe i ka vënë flakën.

Nga flaket kanë mbetur të asfiksuar disa persona, ndërsa një grua, fqinje e autorit, ka mbetur e plagosur dhe është transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Gruaja ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit.

Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë duke shoqëruar në komisariat djalin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura