Debati për kufijtë, reagon KE: Thaçi dhe Vuçiç duhet të…

SHPËRNDAJE

Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri, ka deklaruar sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin.

I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur “bisedime intenzive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe se janë pajtuar për intensifikimin e punëve’.C403A20D-C680-4606-8E54-20389051E97A_w1023_r1_s

Martin ka shtuar gjithashtu se më 18 korrik, “Vuçiq dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe janë pajtuar të takohen sërish në fillim të shtatorit”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës”, ka thënë zoti Martin./Rel/

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakAngela Martini po i kalon pushimet me këngëtarin e famshëm italian (VIDEO)
Artikulli tjetërDaçiç mesazh të qartë: Kundërshtimet hipokrite ndaj ndarjes së Kosovës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.