Debati për Kryeprokurorin e ri, ndërhyn ambasadori i SHBA. Ja ç’thotë Donald Lu

Dec 7, 2017 | 12:32
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që palët politike pozitë-opozitë janë në debat të madh për cështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të vendit, vjen reagimi i prerë nga ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu.

llalla-lu

Me nje reagim zyrtar Lu thekson se ‘Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS I kanë dhënë Parlamentit’.

Deklaratë e Ambasadorit të SHBA Donald Lu

Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin.

Çfarë rekomandon OPDAT 

“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij.

Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura