Çfarë po planifikon opozita? Basha dhe Kryemadhi thërrasin konferenca urgjente për shtyp  

Oct 17, 2017 | 16:49
SHPËRNDAJE

Dy krerët e opozitës kanë planifikuar konferencë për mediat pas fjalës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

lulzim-basha-vs-monika-kryemadhi

Kreu i PD Lulzim Basha ka thirrur mediat në orën 18:00 me gjasë për të komentuar përgjimet e bëra nga drejtësia italiane ndaj kreut të bandës Moisi Habilaj i cili në një bisedë telefonike ka përmendur edhe kushëririn e tij ish-ministrin Tahiri.

Po kështu në vijimësi të kësaj çështje edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka thirrur mediat në orën 18:30. Më herët në një postim në rrjetin social facebook Kryemadhi tha se sot është dita e zbardhjes të së vërtetës.

Gjithashtu për këtë çështje reagoi personi i cili ‘ngriti’ në këmbë opozitën dhe jo vetëm, Saimir Tahiri.

Ish-ministri në një deklaratë për mediat tha se: Habilajt janë kushërinjtë e tij të gradës së 10 dhe ai nuk ka asnjë lidhje me ta. I vetmi gabim i madh i imi është që unë pa verifikuar ju kam shitur atyre makinën time në 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura