Çfarë po ndodh? Forcat Speciale aksion blic rrugën që të çon tek shtëpia e Ramës

Sep 9, 2017 | 22:11
SHPËRNDAJE

Një numër i madh forcash policie janë përqendruar në zonën e Shkozës mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.

policia-tek-news

Mjete të blinduara të policisë, efektivë të maskuar dhe të armatosur kanë ushtruar kontroll tek mjetet që kanë kaluar në Shkozë, duke kaluar në sitë pothuajse çdo makinë që ka kaluar në këtë aks.

 

Kujtojmë se kjo është një rrugë që kryeministri e përshkon pothuajse çdo ditë për të shkuar në shtëpinë e tij. Efektivë “Shqiponja” dhe të tjerë kanë qëndruar në të dy anët e rrugës për të ndaluar çdo mjet të dyshimtë.

Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë njoftim apo ky kontroll është në vijim të planit të masave të marrë nga Drejtoria e Policisë Tiranë për rendin dhe sigurinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura