Bushati i përgjigjet Metës: Negociatat me Greqinë duan qetësi dhe jo…

Feb 20, 2018 | 21:35
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati nuk ka vonuar per t’i kthyer pergjigje kreut te shtetit Ilir Meta, i cili sot ne nje konference per mediat, sqaroi pse ishte detyruar te publikonte letren qe i kishte kthyer pergjigje ministrit pas kerkeses per plotfuqishmerine ne lidhje me negociatat me Greqine.

Sa i takon marreveshjes per detin, Meta tha se vendimi i Gjykates Kushtetuese i vitit 2010 eshte vija e kuqe per te gjithe dhe nese Qeverise nuk i pelqen ky vendim, mund ta ankimoje ose te beje votat ne Parlament per ti hequr Presidentit pergjegjesite kushtetuese per kete ceshtje.

ditmir-bushati-shkoder

PERGJIGJA E MEPJ

Në përgjigje të intersimit të mediave, zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, dëshiron të bëje me dije se:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.

Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.

Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura