Bushati i kërkon Metës plotfuqinë për të nisur negociatat me Greqinë

Feb 14, 2018 | 15:34
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.

bushati kuvend

Lajmin e kanë konfirmuar për “Panorama”, burimet pranë Ministrisë së Jashtme.

Mësohet se kërkesa për “leje” është bërë lidhur me negociatat mes dy vendeve për kufirin detar, por në këtë kërkese, mungojnë emrat e negociatorëve.

Për kërkesën që Bushati e ka dorëzuar sot, thonë është në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura