Burri gjendet pa shenja jete në banesë, policia jep detajet: Nga këqyrja e trupit, dyshohet se…

Nov 24, 2020 | 19:51
SHPËRNDAJE

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e  tij, e cila ishte një magazinë e kthyer në shtëpi.

policia_naten_6

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa viktima është shtetasi me inicialet A.P.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike, ndërsa paraprakisht dyshohet se burri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth​ 60 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura