Burri gjendet i vdekur në kanal, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Sep 10, 2018 | 9:45
SHPËRNDAJE

Një burrë është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Gjoc në Kavajë, ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar.

foto ilustruese
foto ilustruese

“Rreth orës 14:20 të një dite më parë, në fshatin Gjoc në Kavajë, në një kanal, është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë”, njoftoi zyrtarisht Policia, pasi viktimës nuk i është gjetur mjet identifikimi apo objekte të tjera që mund të çojnë në identifikimin e tij.

Policia jep edhe një përshkrim të personit që u gjet i pajetë:

“Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin ‘Quartz-Woke’”.

Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202, apelon Policia.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura