Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në vend, ja sa do të shiten nafta e benzina

Jan 31, 2023 | 11:44
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve që do të jenë në vend nga pasditja e të martës, 31 janar. Kështu, çmimi i naftës është ulur dhe do të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, duke pësuar gjithashtu rënie.

nafta-1-2

Vendim i Bordit të Transparencës- 31.01.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 30.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 866, -13 nga data 25.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 891, -56 nga data 25.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107.27 (-0.24 nga data 25.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura