Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta, benzina dhe gazi

Nov 29, 2022 | 21:42
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës me 5 lekë. Duke nisur nga dita e nesërme në tregun shqiptar, një litër naftë do të shitet me 206 lekë nga 211 që u vendos në datën 25 nëntor.

nafta-1-2

Ulje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 191 lekë me pakicë nga 194 që u caktua 5 ditë më parë.

I pandryshuar ka mbetur çmimi i gazit, i cili me pakicë do të shitet 71 lekë për litër dhe me shumicë 59 lekë për litër.

Vendim i Bordit të Transparencës 29.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura