Bllokimi negociatave, Presidenti i Francës tregon arsyet pse u refuzua Shqipëria dhe Maqedonia e Veriu

Oct 18, 2019 | 15:03
SHPËRNDAJE

eu-summit-live-1143358Presidenti i francez, Emanuel Macron foli për vendimin për të mos mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të çelur negociatat me Bashkimin Europian.

Macron tha se kemi pasur debate të forta për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Ai tha se është bërë progres nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por ka ende ka punë për t’u bërë.

Sipas Macron një ndër problemet kryesore është dhe ai i emigrimit.

“ Është bërë progres, por ende ka punë për të bërë. Dihet që po nuk u hapën dyer nuk do ketë më shpresë. Por duhet të finalizojmë reformat tona”, tha  ai

“Dua të besoj për një Europë të përgjithshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha dhe të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit të tyre. Ne e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende, ka disa situata që nuk janë ende të kontrolluara, ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt Bashkimi Europian ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm.

Dihet që nëse nuk i hapim derën këtu, ndoshta nuk do të ketë përpjekje, por prapë kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Nëse ne do të vijojmë me reformat tona, atëherë mund të vijojmë më tej me procesin e zgjerimit, pasi nuk mjaft thjesht hapja e dyerve ndaj këtyre vende. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende të cilat kërkojnë të bëhen pjesë e BE-së. Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces. Duhet parë patjetër hapat e mëtejshëm se çfarë mund të bëjmë me këtë axhendë, procesi duhet parë i gjithi”, tha Macron./ PANORAMA.al

VIJON

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura