Blindohet sërish Shijaku, RENEA dhe FNSH kontrolle në banesa dhe biznese

Oct 22, 2018 | 20:43
SHPËRNDAJE

RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar sërish në Shijak, të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale, ndërsa po vazhdojnë kontrolle për ekzekutimin e disa urdhër arresteve të paekzekutuar.

Një natë më parë, RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri. Grupi i Shijakut ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has.

Sakaq operacionet antidrogë është shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa ditën e sotme kryeministri Rama paralajmëroi se nesër publiku do të njihej me një tjetër operacion të suksesshëm.

policia-renea-696x462

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura