Biznesmenit të njohur në Tiranë i bllokojnë 400 mijë dollarë, dyshohet se donte t’ia dërgonte vëllait të akuzuar për….

May 28, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

Me urdhër të Prokurorisë, një biznesmeni të njohur në Tiranë, Aleksander Gavoçit i është bllokuar një shumë e madhe parash.

FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

Burime për “Panorama” konfirmojnë se biznesmenit Gavoçi i janë bllokuar rreth 400 mijë dollarë, ndërsa po përpiqej të bënte një transaksion, për t’i dërguar paratë e padeklaruara jashtë shtetit.

Mësohet se shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij Ilir Gavoci, i cili jetonte në Australi. Vëllai i biznesmenit akuzohet se ka kryer një krim të rëndë 15 vite më parë në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura