Bie zjarr në ambientet e Piramidës, policia jep detajet

Nov 21, 2020 | 19:14
SHPËRNDAJE

Në ambientet e Piramidës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ka rënë zjarr.

Piramida

Policia njofton se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Informacion paraprak.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura