“Benz-i” përplas motoçikletën, ndërron jetë drejtuesi. Detajet e para

Sep 21, 2020 | 13:09
SHPËRNDAJE

Një i moshuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga një makinë tip “Benz”, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjocaj në aksin “Elbasan –Peqin”.

biçiklete-ne-aksident_1

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Gjocaj,  shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç,  banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejetuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura