Basha tha se nuk do lejojë mbledhjen e Kuvendit, reagon Sali Berisha: Strukturat do shpëtojnë partinë nga pengu i Ramës

Sep 22, 2021 | 12:17
SHPËRNDAJE

Sali Berisha reagimi per BashenIsh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Lulzim Basha, pasi ky i fundit u zotua se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit apo zhvillimin e referendumeve për vendimin e përjashtimit të tij.

Berisha thekson se Lulzim Basha është në pazar me Edi Ramën dhe se ai është i kënaqur të qëndrojë në opozitë edhe 80 vjet.

Për ish kreun e PD-së Kuvendi do mblidhet në përputhje me statutin e PD-së. “Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar  PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes”, shkruan Berisha.

REAGIMI I PLOTE I SALI BERISHES

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb

Sali Berisha-1vendimi

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/