Basha shpreh ngushëllimet për humbjen e jetëve në aksidentin tragjik në Kroaci: I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve

Jul 25, 2021 | 11:02
SHPËRNDAJE

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve tragjike nga një aksident tragjik në Kroaci, ku u përfshi një autobus nga Kosova.

basha kryesia

Ne mesazhin e tij ngushellues, Basha thote se i bashkohet dhimbjes se familjareve te viktimave, ndërsa i uron shërim te shpejte te plagosurve.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Shërim të shpejtë të lënduarve.

Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha.

Kujtojmë që nga aksidenti tragjik ne Kroaci kane humbur jeten 10 persona dhe 30 te tjere jane plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura