Balla reagon për ‘lidhjet me Toyota 3.4 milionë euro’: Bashës do t’i nxjerr të enjten…

Jun 26, 2018 | 13:17
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka dhënë përgjigje sot akuzave të kryedemokratit Basha, se ai është garanti për futjen e 3.4 mln eurove në makinat Toyota.

balla

Duke përsëritur faktin se ai do të bëjë brenda javës kallëzim penal për Bashën, duke thënë se do të marrë kësaj radhe një mësim ekzemplar, Balla ka shtuar se ka gati një surprizë për kryedemokratin, që do ta zbulojë të enjten në seancën e Kuvendit.

“Kam gjetur lidhje të Bashës me këtë grup të arrestuar, por do ta zbuloj të enjten”- tha ai.

Deklarata e Ballës

Akuza nuk qëndron në asnjë përqindje të saj, kjo akuzë është nxjerrë nga goja e zotërisë në një moment të papërgjegjshmërie në një seancë ku qeshnim me përpjekjen donkishoteske të tij se gjoja kishte bërë të pamundurën për vendin për hapjen e negociatave që e vazhdoi edhe dje, edhe sot dhe sigurisht që deklarata e policisë së shtetit ishte shteruese sa i takon personave të arrestuar, personave në kërkim, dhe të cilët përbëjnë grupin kriminal për të cilin gjej rastin të përgëzojë policinë që aksione të ketë sa më shumë dhe pas hekurave të shkojnë delinkuentë që trafikojnë dhe transportojnë sende të ndaluara, para, drogë e cfarëdo të jetë.

Me sa jam njohur nga deklaratat e policisë kam kuptuar që një institucion ligjzbatues ka pasur rrjedhje informacioni te një person i papërgjegjshëm që është Basha dhe ky vuri në rrezik vijimin normal të aksionit, por shyqyr zotit që këtë delinkuent nuk e marrin seriozisht as personat me precedentë kriminal apo të përfshirë në këtë akt dhe aksioni shkoi deri në fund dhe kemi të arrestuar.

Që Balla nuk ka asnjë lidhje me ndonjërin prej tyre ju garantoj me përgjegjësi penale, jo me mandatin e deputetit, jam gati të më bëhet gjyqi në sheshin “Skenderbej”, por një gjë sapo kam dëgjuar akuzën e djeshme të Bashës kam bërë verifikime dhe i them Bashës që në fund të historisë i ka ca lidhje me personat e përfshirë në cështje, do i ruaj për të enjten në seancë, por i kam gjetur ca lidhje të tij me këtë grup.

Pres sot të nxjerrë lidhjet e mia me këta, unë të enjten do i ruaj ca surpriza.

E kam marrë me shaka, qesha, edhe dje, me këtë budalla politikan që papërgjegjshmërinë e merr për avantazh. Pas konsultimit me kolegë juristë dhe të grupit këtë shejtan budalla mos ta lë me kaq, por t’ja kthej në një mësim ekzemplar këtij shejtan budallai për ti thënë që në politikë kemi bërë akuza, por kurrë një gjë të tillë pa lidhje e provë na del ky thotë që shërbime partnere ia thokan këtij, nuk ka një shërbim të tillë, por ende ka ndonjë militant që transferon SMS, informacioni konfidencial dhe vë në rrezik aksinin, do formulohet me detaje akuza, kallëzimi penal, brenda kësaj jave do depozitohet, por apeli im sot ndaj prokurorisë së vendit, të mos vonojë, të thërrasë këdo, Bashën që pretendon se ka informacion, mua e cdo deputet, se para ligjit jemi të barabartë.

Kontrata e lobimit te PD, reagon Balla  

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur edhe për raportimet e fundit në media lidhur me një kontratë të re lobimi të firmosur këtë muaj nga PD në SHBA, me vlerë 40 mijë euro.

“E dinte se do dilja me një çështje të re në vijimësi të një problemi të vjetër, që ka të bëjë nga ana e PD për financimin, me letra jo me fjalë. Se si PD vazhdon të paguajë para zyrave të lobingut për të nxirë imazhin e Shqipërisë kur pak ditë nga na ndajnë nga një vendimmarrje shumë e rëndësishme. Dje u ka dërguar e-mail anëtarëve të Bundestagut se si kreu i grupit parlamentar të PS-së është përfshirë në një rast trafiku të parave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura