VIDEO/ Balla në Kuvend: SPAK ma ka konfirmuar, Sali Berisha është në hetim për…

Jun 23, 2022 | 13:24
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar sot në Kuvend se ka marrë konfirmim nga Prokuroria e Posaçme SPAK se ajo ka nisur procedimin penal për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me çështjen e pronës së kompleksit Partizani në kryeqytet.

Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është pronar tokash në Dhërmi. Aty ku janë gjithë rraca e këtyre në Gjirin e Lalëzit. Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.

Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. E përsëri i bej thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani“, deklaroi Balla në Kuvend.

Deklarata e Ballës erdhi si përgjigje e akuzave që ngriti në Kuvend Berisha, kur tha:Ju siguroj se në 2007 u digjitalizua çdo dokument pronësie ne Shqiperi e nga ata që kanë vu dorë nga këta këtu mbrapa, do diktohen një ditë e do shkojnë atje ku e kanë vendin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura