Autobusi me 22 shqiptarë i bllokuar mes Hungarisë e Serbisë, Ministria e Jashtme: Po kthehen në atdhe

Mar 17, 2020 | 12:45
SHPËRNDAJE
Po kthehen ne atdhe 22 shqiptaret e bllokuar ne autobusin qe vinte nga Belgjika dhe kthehej në Shqipëri, por qe per shkak te bllokimit te kufijve nga koronavirusi nuk u lejua te levizte ne kufirin mes Hungarise dhe Serbise.

Sipas njoftimit te ministrise, me të marrë njoftimin, Ambasada veproi duke ndjekur procedurën e përcaktuar nga autoritetet kompetente serbe, MPJ dhe MPB, prej gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Falë bashkëpunimit të shpejtë dhe efikas, autobusi mundi të hyjë në Republikën e Serbisë dhe të marrë rrugën e kthimit në atdhe”- njofton MPJ.

polici hungari
Mesazhi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Në vijim të informacioneve të publikuara lidhur me situatën në Serbi, ju informojmë se mbrëmë rreth orës 21.30 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi, u njoftua nëpërmjet numrit të telefonit të urgjencës së Ambasadës për një grup bashkatdhetarësh të bllokuar në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë, Roskë – Horgosh. Bëhej fjalë për një autobus që vinte nga Belgjika dhe kthehej në Shqipëri, në të cilin ndodheshin 22 shtetas, kryesisht gra.

Me të marrë njoftimin, Ambasada veproi duke ndjekur procedurën e përcaktuar nga autoritetet kompetente serbe, MPJ dhe MPB, prej gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Falë bashkëpunimit të shpejtë dhe efikas, autobusi mundi të hyjë në Republikën e Serbisë dhe të marrë rrugën e kthimit në atdhe.

Ju bëjmë me dije, se Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, janë në gjendje gatishmërie 24 orë për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura