Emrat/ Atentati ndaj Lulzim Kullës, ja kush janë 4 të ndaluarit në Elbasan

Feb 8, 2018 | 12:31
SHPËRNDAJE

Katër persona janë shoqëruar në policinë e Elbasanit, si të dyshuar për atentatin me tritol ndaj të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla.

kulla

Policia e Elbasanit bëri me dije ne nje deklarate zyrtare per mediat, se ata dyshohet se organizuan shpërthimin me tritol në lagjen “Rus” në Shkodër, me objektiv Lulzim Kullën.

Sipas policise nga persona te arrestuar gjate aksinit te nates ne Elbasan, 4 kane lidhje me tritolin ne Shkoder.

Ja emrat
Gazmor Kukla
Gerald Yzeillari
Edmond Abazi
Kristi Maxhari
Kristian Petani

Nga shpërthimi i fortë i tritolit paraditen e 13 janarit në Shkodër mbetën të plagosur 8 persona, së bashku me shënjestrën e atentatit.

Pas atentatit u deklarua se po punohej për identifikimin e personit që ka vendosur motoçikletën me një sasi prej 500 gramë tritol të llojit C4 pranë makinës së Kullës.

Tritoli u vendosur në një motor tip piaggio, e parkuar para një godine dy katëshe në kryqëzimin e kësaj zone shpërtheu rreth orës 11:30 minuta. Diten e ngjarjes u theksuar se shpërthimi ndodhi kur 42 vjeçari, pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura